top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI TAPI: U ARRESTUA ALUSH AGALLIU | I BIRI NË KËRKIM POLICOR: AKUZOHEN PËR VEPRAT PENALE “FSHEHJA E TË ARDHURAVE” DHE “MASHTRIMI ME PRODUKTET USHQIMORE”, KRYER NË BASHKËPUNIM.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kuçovë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Alush Agalliu, me moshë 56 vjeç.

 

Në kërkim policor u shpall djali i tij banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

 

Ata akuzohen për shkelje penale të parashikuar si:

1- Fshehja e të ardhurave”.

2- Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

 

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga subjektet përgjegjës, ka rezultuar se z. Agalliu në bashkëpunim me të birin kanë përshtatur në banesën e tyre një ambient ku përgatisnin përzjerje të vajrave të ndryshëm dhe produkteve të panjohura, më pas i reklamonin në faqen e Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio.

 

Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i përgatisnin këto produkte në banesën e tyre dhe më pas i tregtonin te shtetas të ndryshëm në të gjithë vendin nëpërmjet një poste private.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra, e dyshuar vaj kikiriku, një lap-top dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare, 2900 000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page