
Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:
1- Z. Robert Mërnica, banues në fshatin Sulaj, Fier.
Ai akuzohet se u përpoq të vriste bashkëfshatarin e tij, z. Pashk Palnikaj, në vitin 2021.
Ndaj tij, nga gjykata është shqiptuar masa e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftim | Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier operacioni i koduar “Tentativa”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
댓글