
Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arben Frati.
2- Z. Levend Frati.
Gjatë kontrollit në dy banesa në fshatin Skuraj atyre iu gjetën në banesë rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike hashash (cannabis sativa), 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Njoftim | DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;
L. F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments