FSHATI SHKOZË; TIRANË | PUNONJËSI I POLICISË SË SHTETIT ANXHELO KUMARAKU MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 2 min read

Fshati Shkozë, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore morën dijeni se:
1- Punonjësi i Policisë së Shtetit Anxhelo Kumaraku, mbeti i plagosur me armë zjarri.
Ai ishte nën shoqërinë e z. Kedi Spaja, me moshë 31 vjeç, ndaj të cilit ishte shqiptuar masë sigurimi “arrest shtëpie”, për armëmbajtje pa leje.
Gjatë qëndrimit me viktimën ai e kishte thyer masën e sigurimit.
Njoftim | Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Në lidhje me arrestimin e tij, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) pat botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme, …
BULEVARDI “ZHAN D’ARK”; TIRANË | KEDI SPAJA U ARRESTUA.
Bulevardi “Zhan D’Ark”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kedi Spaja, me moshë 31 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments