FSHATI SHKALLNUR; DURRËS | U ARRESTUA ERION NDONI DHE KLODIAN BERISHA: NË KËRKIM POLICOR XHULJANO DYRMISHI + 2 TË TJERË || AKUZOHEN SE VRANË ERMIR DEDJEN NË “LAGJEN NR.18” TË DURRËSIT MË 20.05.2025.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 4
- 3 min read

Fshati Shkallnur, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policsë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Erion Ndoni, me moshë 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur.
2- Z. Klodian Berisha, me moshë 35 vjeç, banues në Durrës.
Ata akuzohen se:
1- Kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes së z. Ermir Dedja, akt kriminal i ndodhur në “Lagjen nr.18”, në Durrës, më 20.05.2025.
2- Një tjetër automjet i cili do të përdorej për një tjetër akt kriminal.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Xhuljano Dyrmishi, me moshë 33 vjeç, banues në Durrës.
Ai akuzohet për shkelje penale të parashikuara si:
a- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
b- “Kontrabanda me mallra të tjera”.
2- Një qytetar banues në fshatin Rrashbull.
3- Një qytetar maroken.
Ata akuzohen për shkelje penale të parashikuara si:
a- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
b- “Trafikimi i mjeteve motorike”.









Njoftim | Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës.
Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit.
-Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale.
Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.
-Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.
2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.
Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:
-u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
-u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale.
Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit.
Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments