FSHATI SALLMONE; SHIJAK; DURRËS | U ARRESTUA FATJON HOXHA: I DËNUAR ME VENDIM PENAL TË FORMËS SË PRERË (APEL) ME 10 VJET BURG PËR PËRDHIMININ E NJË TË MITURE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 5
- 1 min read

Fshati Sallmone, Shijak, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fatjon Hoxha, me moshë 32 vjeç.
Ai ishte i dënuar me 10 vjet heqje lirie për përdhunimin e një të miture.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin F. H., 32 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios