top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RRJOLL; VELIPOJË | BANORËT E FSHATIT RRJOLL DOLËN SËRISH NË PROTESTË PRANË KANTIERIT TË NDËRTIMIT TË OLIGARKUT BASHKIM ULAJ DUKE KUNDËRSHTUAR PROJEKTIN QË U PUSHTON TOKAT STËRGJYSHORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 26
  • 1 min read

Fshati Rrjoll, Velipojë, Shqipëri | Banorët e Rrjollit kanë vijuar protestën pranë kantierit të ndërtimit të oligarkut Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar projektin që u pushton pronat.


Sot pati tensione, përplasje verbale dhe fizike me forcat e Policisë së Shtetit, të pranishme për të garantuar rendin publik dhe njëkohësisht vijimin e punimeve të ndërtimit.


Banorët akuzojnë punonjësit e Shoqërisë së Ruajtjes dhe Sigurimit Fizik “Breçani Security” për ushtrim dhune verbale dhe fizike; ndërsa strukturat e shtetit shqiptar i akuzojnë si të korruptuara dhe të bëra palë me pushtuesit e tokave të tyre stërgjyshore, të angazhuara për të mbrojtur interesat kriminale të Oligarkisë dhe jo interesat e ligjshme të Vegjëlisë.


Disa banorë janë shoqëruar për intervistim policor.


Banorët paralajmëruan se do ta vijojnë protestën deri në pezullimin e punimeve të ndërtimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page