top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI RRETH-LIBOFSHË; FIER | U ARRESTUA ADRIAN SHKRELA DHE JORGOS BENA: 284 RRËNJË HASHASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read

Fshati Rreth-Libofshë, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Adrian Shkrela, me moshë 50 vjeç, banues në Tiranë.

2- Z. Jorgos Bena, me moshë 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.


Njoftim | Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.


U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.


Asgjësohen 284 bimë narkotike.


Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.


Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, u kapën shtetasit A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.


Kontrollet vijojnë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page