FSHATI RRENCË; SHKODËR | U ARRESTUA ÇEZARIN JAKU (61 VJEÇ) | E KISHTE KËTHYER BANESËN NË BAZË ARMATIMI PËR LLOGARI TË AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER KU MBAHESHIN ARMË ZJARRI + MUNICION + TË TJERA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 2
- 2 min read
Updated: May 3

Fshati Rrencë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Çezarin Jaku, me moshë 61 vjeç.
Ai akuzohet se e kishte këthyer banesën në bazë armatimi për llogari të Agjenturës së Krimit Ordiner ku mbaheshin armë zjarri të shkurtra (brezi), antiplumba dhe zhurmëmbytësa (silenciatorë).
Në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Njëmbëdhjetë (11 pistoleta).
2- Kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës.
3- Rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
4- Dy (2) antiplumba.
5- Një (1) zhurmëmbytës (silenciator).
Njoftim | Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baruti”.
Zbulohet në fshatin Rrencë, një bazë ku mbaheshin për llogari të grupeve kriminale, 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
Kapet dhe vihet në pranga pronari i banesës së kthyer në bazë të grupeve kriminale (shtetas me precedent kriminal).
Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat i punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër finalizoi operacionin policor “Baruti”.
Në kuadër të këtij operacioni u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.
Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.
Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e POlicisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments