FSHATI QYSHK; PEJË | FAMILJA E ZANA GJEVUKAJT (E CILA VDIQ NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK) AKUZON PROKURORINË VENDORE SE KA ZBUTUR POZITAT PENALE TË ARGJEND KASTRATIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 27
- 2 min read

Fshati Qyshk, Pejë, Republika e Kosovës | Znjsh. Zana Gjevukaj vdiq në aksident automobilistik.
Prokuroria vendore mori të pandehur:
1- Z. Argjend Kastrati, punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës.
Familja e të ndjerës ka reaguar ashpër pas bërjes publike të akuzës penale të ngritur ndaj të pandehurit Kastrati, duke e cilësuar si të papranueshme mungesën e përfshirjes së rrethanave rënduese në përmbajtjen e akteve proceduriale penale në ngarkimin e tij.
“Prokuroria në aktakuzë ka theksuar vetëm rrethana lehtësuese për të pandehurin dhe ka deklaruar se rrethanat rënduese janë të panjohura.
Po të ishte një jurist i thjeshtë, në rastin konkret do t’i gjente së paku katër rrethana rënduese për të pandehurin në fjalë.
A mos kjo prokurori po e luan rolin e avokatit për të pandehurin në fjalë?
Kjo na dërgon neve si familje në shumë dyshime dhe të zhgënjyer tej mase”, thuhet në reagimin e një prej të afërmve të së ndjerës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Në lidhje me aksidentin ku mbeti e vdekur znjsh. Gjevukaj, Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇
PEJË: ZANA GJEVUKAJ U PËRPLAS NGA NJË AUTOMJET QË DREJTOHEJ NGA NJË PUNONJËS I POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS | VDIQ.
Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Znjsh. Zana Gjevukaj, me moshë 22 vjeçe (në datën 1 prill 2025) u përplas nga një automjet që drejtohej nga një punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës.
Për pasojë, ajo vdiq.
Familja e saj ka njoftuar vdekjen e saj në një njoftim në rrjetin social virtual “Facebook”.
“Ike shumë e re shpirt bardha jonë, shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe motra ime”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e familjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments