top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FSHATI PISTULL: U DOGJ ME LËNDË DJEGËSE MAKINA E GJON MARASHIT | PUNONJËS I BASHKISË NË VAUN E DEJËS.

Shkodër, Shqipëri | Një person i maskuar dhe i veshur me të bardha dogji me lëndë djegëse automjetin e z. Gjon Marashi, i cili ushtron funksion administrativ në bashkinë e Vau të Dejës.

 

Automjeti gjendej i parkuar në oborrin e shtëpisë njëkatëshe që gjendet në fshatin Pistull, të Vau Dejës.

 

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Punonjësi i bashkisë, dyshon se kjo ngjarje lidhet me punën e tij për vaditjen e tokave me ujë në fshatrat e Vau Dejës.

 

Ai deklaroi se nuk ka pasur kërcënime të drejtpërdrejta por herë pas here janë zhvilluar debate të ndryshme me banorët lidhur me vaditjen.

 

Ai deklaroi se tashmë ndihet i frikësuar dhe u bëri apel autoriteteve të hetimit penal shtetit që të zbardhet sa më parë ky akt kriminal i ndërmmarrë ndaj pronës së tij.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page