top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PODGORIJE: U ARRESTUA BASHKIM BAÇI | AKUZOHET PËR 2 VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 15
  • 2 min read

Fshati Podgorije, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bashkim Baçi.

 

Kumtohet se pas një sherri për motive të dobëta, ka kërcënuar bashkëshorten dhe të birin me mjet prerës thikë.

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

 

Kanosi me mjet presës thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen e mundshme kriminale.

 

Vihet në pranga  57-vjeçari B. B.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Podgorije, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten dhe djalin e tyre 16- vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

 

Si rezultat i reagimit në kohë dhe  veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi B. B., 57 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page