FSHATI OKSHTUN; BULQIZË | U ARRESTUA ARGJEND KRAJA: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ARTUR ZALLA (TË DY NGA FUSHË-KRUJA) || 1800 FIDANË HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Fshati Okshtun, Bulqizë, Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Argjend Kraja, me moshë 19 vjeç.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Artur Zalla, me moshë 21 vjeç.
Ata akuzohen për kultivimin e:
1- 1800 fidanëve hashashi.
Njoftim | Bulqizë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në malin e fshatit Okshtun u evidentua një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë (bashkëpunëtor me të arrestuarin).
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments