top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FSHATI NDROQ: U VRA ME ARMË ZJARRI ALFRED DEDJA | NË FOTO I DYSHUARI SI DORAS JULIAN GJOSHI I CILI PO NDIQET KËMBA-KËMBËS NGA POLICIA E SHTETIT.

I dyshuari si doras, Julian Gjoshi.

Fshati Ndroq, Tiranë, Shqipëri | Z. Alfred Dedja u vra me armë zjarri.

 

I dyshuar si doras konsiderohet z. Julian Gjoshi, nga Shijaku.

 

Aki i vrasjes ngjau brenda në një lokal, në Ndroq, ku viktima ishte klient, ndërsa dorasi është futur në ambientet e lokalit, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.

 

Dorasi është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të zi.

 

Viktima është banor i zonës.

 

Dyshohet se akti i vrasjes u krye për mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë e drogërave, por jo vetëm, ai dyshohet se ka qenë dëshmitar në vrasjen e z. Jan Prenga, e cila, u krye te Kompleksi Golden, në pronësi të z. Altin Hajri.


Z. Julian Gjoshi është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.

 

Ai u arrestua në mbrëmjen e 18 janarit 2021 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, si dhe “Drejtim mjetit në gjendje të dehur”.

 

Bashkë me të ishte ishte edhe z. Edvin Barçi, i thirrur me nofkën “Boli”.

 

Z. Gjoshi rezulton të jetë kunati i z. Altin Hajrit, i shpallur në kërkim policor si i akuzuar për vrasjen e z. Jan Prenga, në ambientet e kompleksit “Golden”, në Shijak.

 

Për nxjerrjen nga burgu të z. Gjoshi kunati i tij, Altin Hajri, i kërkoi ndihmë ish-deputetit të arrestuar Jurgys Çyrbja.


Mes Çyrbes dhe Altin Hajrit, ka një mori bisedash në aplikacionin “Sky”, ku z. Hajri kërkon që z. Çyrbja ta ndihmojë me qëllim lirimin e kunatit, pasi siç i shkruan ai në “Sky”, “…e mytën kalamajt, daja…”.

 

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

 

“…se kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. ËshtË kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj ‘arrest shpia’. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (pistoletën)…”.

 

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

 

“…që ti thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…”.

 

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam ‘ok’ vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

 

“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”, thuhet në komunikimet mes tyre.

 

Njoftim | Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

 

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page