FSHATI MEMËLISHT; POGRADEC | U ARRESTUA PAVLO FETAHU; AKUZOHET SE THEU MASËN E SIGURIMIT TË SHQIPTUAR NGA GJYKATA + USHTROI DHUNË FIZIKE ME SENDE TË FORTA NDAJ BASHKËSHORTES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 26
- 2 min read

Fshati Memëlisht, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Pavlo Fetahu.
Ai akuzohet se dhunoi fizikisht (me sende të forta) bashkëshorten e tij me 22 maj të vitit 2025.
Ai ishte me masë sigurimi vetjak “arrest shtëpie” për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Dhunë në familje”.
Njoftim | Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, goditi me sende të forta bashkëshorten e tij dhe u largua nga banesa, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: P. F., 49 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 22.05.2025, në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, në banesë, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhunë në familje”, ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij dhe është larguar menjëherë nga banesa.
Bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments