top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MBROSTAR URA; FIER | U ARRESTUA JASHAR ZYKA; SHTIU ME ARMË ZJARRI NDAJ TË ATIT NEXHMEDIN ZYKA DUKE E PLAGOSUR NË KËMBË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 19
  • 1 min read

Fshati Mbrostar Ura, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jashar Zyka, me moshë 23 vjeç.


Ai akzohet se shtiu me armë zjarri ndaj të atit, z. Nexhmedin Zyka, duke e plagosur në këmbë (me armë të modifikuar si sportive).


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç. Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.


58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page