FSHATI MARIKAJ; VORË | U ARRESTUA ELTON ANDREICA: INSKENOI SULM ME ARMË ZJARRI NDAJ VETËVETES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 27
- 2 min read

Fshati Marikaj, Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elton Andreica, me moshë 40 vjeç, banues në fshatin Marikaj, Vorë.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm (26.05.2025) u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri në këmbë.
Njoftim | DVP Tiranë/Dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Marikaj.
U vetëplagos aksidentalisht në banesë, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje, dhe më pas shtiu disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij, vihet në pranga 40-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për krime kundër pronës.
Vihet në pranga dhe një 43-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Vorë, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes me armë zjarri të një shtetasi, i cili ishte paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve për rastin, u arrestuan shtetasit:
E. A. (M.), 40 vjeç (shtetasi i dëmtuar) dhe S. K., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Marikaj.
Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në banesë, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje dhe më pas ka shtënë disa herë, që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.
Shtetasi S. K. e ka transportuar 40-vjeçarin në spital dhe gjatë veprimeve procedurale nga Policia, nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.
40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Arma e zjarrit u gjet në banesën e këtij shtetasi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires