top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MARIKAJ: U ARRESTUA ELTON MUÇA (ANDREICA) | DREJTONTE AUTOMJETIN NËN EFEKTIN E DROGËS: NË BANESË IU GJET MUNICON LUFTARAK.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elton Muça (Andreica).

 

Ai akuzohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

 

Pas kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

 

Në momentin e ndalimit ai ka kundërshtuar dhe më pas ka kërcënuar punonjësin e policisë.

 

Në tentativë për tu larguar ka përplasur dhe automjetin e Policisë së Shtetit.

 

Njoftim | Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

 

40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Sekuestrohet municion luftarak që 40-vjeçari i posedonte në banesën e tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.

 

Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

 

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

 

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page