FSHATI MAMINAS; SHIJAK | U ARRESTUA SAIMIR SEFAJ; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR SHEFQET SEFAJ (BIR E AT) | ARMË ZJARRI + MUNICION.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 31
- 2 min read

Fshati Maminas, Shijak, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Saimir Sefaj.
Në kërkim policor u shpall:
1- Z. Shefqet Sefaj.
Ata janë at e bir.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy (2) armë zjarri (e shkurtër + e gjatë) të llojit kallashnikov + pistoletë.
2- Katër (4) karikatorë.
3- Municion luftarak (157 fishekë luftarak).
Njoftim | Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.
Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri pa leje dhe janë rrezik potencial për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin “Double”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments