FSHATI LUSEN; KUKËS | KADRI PEPOSHI U ARRESTUA; ARMË ZJARRI KALLASHNIKOV + MUNICION LUFTARAK (OPERACIONI POLICOR U KODUA “ARKA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Fshati Lusen, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Kadri Peposhi, me moshë 53 vjeç.
Njoftim | Kukës/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kukës, operacioni policor i koduar “Arka”.
Posedonte në banesë, armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.
Sekuestrohen arma dhe municioni.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në banesë, armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arka”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
K.P., 53 vjeç, banues në fshatin Lusen.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 53-vjeçarit, gjetën 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments