FSHATI LUMALAS; KORÇË | VANGJUSH DUSHKU U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 27
- 2 min read

Fshati Lumalas, Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vangjush Dushku, me moshë 21 vjeç
Ai konsiderohet i përfshirë në tregti drogërash me pakicë.
Ai u përpoq të arratisej duke aksidentuar një punonjës të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, i cili u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor.

Njoftim Nr. 1 | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, paraditen e sotme vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së DVP Korçë, i cili, së bashku me kolegun, gjatë përmbushjes së detyrës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u dëmtuan si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit.
“Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës.
Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës.
Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë.
E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht.
Sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi Policie do të vlerësohet maksimalisht nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, dhe do të jem përherë në krahun tuaj, sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin.
Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës”, tha Drejtori i Përgjithshëm Hita.
Njoftim Nr. 2 | Dy punonjësit e Policisë, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, kanë konstatuar njërin prej personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kanë tentuar ta ndalojnë.
21-vjeçari, për t’i shpëtuar arrestimit, ka goditur qëllimisht automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit e Policisë, të cilët u dëmtuan si pasojë e përplasjes.
Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve 19 dhe 21 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e një 27-vjeçari, pronar i një lokali ku shitej lëndë narkotike dhe ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar cannabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, si dhe një tavolinë pokeri, u tha në njoftimet e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





















Comments