top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FSHATI LAJTHIZË: U GJET I VRARË NË BANESË FREDERIK RADI | MISTER SHKAQET E KRIMIT.

Mirëditë, Shqipëri | Një ngjarje kriminale është zbuluar në fshatin Lajthizë të Mirditës.

 

Z. Frederik Radi, me moshë 68 vjeç, është gjetur i vrarë nga e bija, në dhomën e gjumit.

 

Nga hetimet e para policia dyshon se ai është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës së banesë ku ai kalonte muajt e verës.

 

E bija ka shkuar në banesë, pasi prej dy ditësh ai kishte humbur kontaktet me anëtarët e familjes.

 

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.

 

Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

 

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page