top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FSHATI KUS: U PROCEDUA PENALISHT EGI SORRA: AKUZOHET SE FSHIHU PAMJET FILMIKE QË DOKUMENTONIN PRANINË FIZIKE TË MJEKUT EDMOND GASHI JASHTË BANESËS SË TIJ.

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit proceduan penalisht:

1- Z. Egi Sorra (pronari i një njësie shërbimi e ndodhur te liqeni i Kasharit, e emërtuar “Ke Liqeni”).

 

Ai akuzohet se fshehu pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat, dyshohet se pasqyronin praninë atje të mjekut nën hetim penal Edmond Gashi.

 

Cilësimi juridik i veprës penale që i atribuhohet z. Sorra është: “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se mjeku nën hetim penal Gashi kishte thyer masën e sigurimit të shqiptuar nga gjykata e Tiranës me objekt lëndor “arrest në shtëpi” dhe kishte bujtur në njësinë e shërbimit të z. Sorra, e gjendur në fshatin Kus, Kashar.

 

Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Edmond Gashi, 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page