top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KULLË; MANZË; DURRËS | SENTILJANO SELAMI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË + ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Fshati Kullë, Manëz, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sentiljano Selami.


Njoftim | Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Mix”.


Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 21 vjeç, banues në fshatin Kullë, Manzë, Durrës.


Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Rr. K., 40 vjeç, banues në Kullë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.


Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që dyshohej se shpërndante lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri.


Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte personi i dyshuar, në fshatin Kullë, rezultoi se shtetasi S. S. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi;


Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).


Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., në fshatin Kullë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë.


Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e armëve të ftohta”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page