FSHATI KOMSI I MATIT: U ARRESTUAN INDRIT MEMA + SUELA MEMA (BASHKËSHORTË) | SHANTAZHONIN NJË TË MITUR ME FOTO E VIDEO VETJAKE PËR T'I MARRË PARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 31, 2024
- 2 min read

Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Indrit Mema.
2- Znj. Suela Mema (bashkëshortja e tij).
3- Një 17-vjeçare (me lidhje familjare me z. Indrit Mema).
Të gjithë, banues në fshatin Komsi, të Matit.
Ata akuzohen se kanë shantazhuar një vajzë 17-vjeçare duke i kërkuar para për mospublikimin e videove dhe fotove vetjake, në rrjete sociale virtuale.
Njoftim | Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë banues në Komsi, Mat.
Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios