FSHATI KOLOVICË; PRISHTINË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR DREJTUESI I AUTOMJETIT ME TARGË 01-548-QP I TIPIT “OPEL CORSA” ME NGJYRË TË GJELBËR | E MBUSHI ME NAFTË DHE NUK PAGOI FATURËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Fshati Kolovicë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Drejtuesin e automjetit me targë 01-548-QP, e tipit “Opel Corsa”, me ngjyrë të gjelbër.
Ai akuzohet se mbushi tankun e automjetit me lëndë djegëse fosile dhe u largua pa paguar faturën.
Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 21:25, të datës 07 qershor, të vitit 2025.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhje e shërbimeve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários