top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KASHISHT: U ARRESTUA LAURENT BUSHAJ | GJYKATA E TORONOS E AKUZON SI PJESËTAR TË NJË ORGANIZATE KRIMINALE E PËRQENDRUAR NË TREGTIMIN E LËNDËVE NARKOTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2024
  • 1 min read
ree

Fshati Kashisht, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Z. Laurent Bushaj, me moshë 35 vjeç.

 

Ai rezultonte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar i akuzuar nga Gjykata e Torinos, si pjesëtar i një organizate kriminale, i përqendruar në tregtimin e lëndëve narkotike.

 

Njoftim | Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Para drejtësisë”, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kapën në fshatin Kashisht, shtetasin 35 vjeç.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata krimimale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Më tej sqarohet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page