FSHATI KASENTINO (CASENTINO); PROVINCA L’AQUILA: HASAN SENJA VDIQ NË VENDIN E PUNËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 30
- 1 min read

Fshati Kasentino (Casentino), Komuna Sant’Eusanio Forkonese (Forconese), Provinca L’Aquila | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Hasan Senja, me moshë 65 vjeç, punëmarrës, vdiq.
Ai ishte duke kryer punime në rrugën “Capo La Terra” në Kasetino (Casentino).
Ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për fat të keq punëtori kishte ndërruar jetë para mbërritjes së ndihmës. Ndërhyrja e helikopterit të emergjencës rezultoi e padobishme.
Kryetari i bashkisë së L’Aquila-s, Pierluixhi (Pierluigi) Biondi, në një deklaratë për mediat tha: “Vdekja e punëtorit Hasan Senja, ndodhur gjatë një pushimi pune në Kasentino (Casentino), na ka tronditur thellë.
Ai ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë, i rrënjosur thellë në jetën sociale të qytetit, të cilit, i kontribuoi me përkushtim dhe dinjitet gjatë proceseve të rindërtimit.
Në emër të administratës komunale dhe gjithë qytetit të L’Aquila-s, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”.
Në versionin origjinal ky artikull mund të lexohet këtu. 👇👇👇
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments