top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KARBUNARË; LUSHNJE | VLADIMIR ÇELA U ARRESTUA; 1 PISTOLETË + 1 KALLASHNIKOV + 1 ÇIFTE + 3 KRËHËRA ME FISHEKË + MUNICION LUFTARAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5
  • 1 min read

Fshati Karbunarë, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Vladimir Çela.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.


Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç., ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.


Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page