FSHATI ISHULL LEZHË; LEZHË | MARJOLIN MALAJ U ARRESTUA; HAJDUT (VIDHTE BANESAT E FQINJVE TË CILËVE U MERRTE BIZHUTERI); OPERACIONI POLICOR I KODUAR “AKSESORËT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 25
- 2 min read

Fshati Ishull Lezhë, Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marjolin Malaj, me moshë 24 vjeç.
Njoftim | Lezhë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.
Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet 24-vjeçari, banues në këtë fshat.
Gjenden bizhuteritë e vjedhura, të cilat 24-vjeçari i kishte shitur në një argjendari në Shkodër.
Vihet në hetim pronari i argjendarisë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments