top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GRAZHDAN; GRAMSH | MYRTEZAN HOXHA U ARRESTUA; HASHASH + ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK + RADIO POLICIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 24
  • 2 min read

Gramsh, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Myrtezan Hoxha.


Njoftim | Gramsh/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”.


Në kuadër të tij, si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, u finalizua operacioni policor i koduar “Survejimi”.


Arrestohet një shtetas që u kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan.


Në banesën e tij, në afërsi të sipërfaqes së mbjellë, ai mbante pa leje, 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm.

Shpallet në kërkim djali i të arrestuarit, mbi dyshime për përfshirje në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.


Asgjësohen bimët narkotike dhe sekuestrohen armët, radiot dhe municioni.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh finalizuan operacionin policor të koduar “Survejimi”.


Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.


Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje.


Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page