top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GORIÇAN I DIMALT: U ARRESTUAN BASTRI XHALILI DHE EMILJANO XHALILI | AKUZOHEN PËR PLAGOSJE ME THIKË DHE ME KOSORE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Dimal, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bastri Xhalili;

2- Z. Emiljano Xhalili.

 

Ata akuzohen se në fshatin Goriçan, të Dimalit, u përfshinë në sherr ku tre veta kanë mbetur të plagosur.

 

Njoftim | Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, mbasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

 

B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtaja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

 

Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti).

 

Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë reezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page