top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI FLLAKË; DURRËS | U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI ARBËR GOREJA (MBETI I PLAGOSUR).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 30
  • 2 min read

Fshati Fllakë, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Në në kufirin midis zonës së Shënavlashit dhe Fllakës, në Durrës, pati të shtëna me armë zjarri.


U tentua të vritej:

1- Z. Arbër Goreja, me moshë 36 vjeç, i cili, mbeti i plagosur.


Ndaj tij u shti me armë zjarri nga një automjet tip “Ford” i cili, ishte në lëvizje. Pas ngjarjes, viktima shkoi te Komisariati i Policisë, ku kërkoi ndihmë për të shkuar në spital. Dy vite vite më parë pati një sulm të armatosur ndaj tij.


Aktualisht, ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit. Policia e Shtetit është e pranishme në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes kriminale.


Isha duke ardhur në Durrës dhe mu afrua një makinë Ford e bardhë me portobagazh.


Ndërkohë që po ecja, më erdhi paralel automjeti dhe më qëlloi tri herë me pistoletë.


Mua më kapi një plumb në brinjë. Në fillim nuk po kuptoja nga shoku dhe më pas më nisi dhimbja.


Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk i njoh autorët. Unë nuk kam konflikte të kaluara me persona të tjerë.


Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër”, deklaroi z. Goreja gjatë dëshmisë së tij.


Njoftim | DVP Durrës/Informacion paraprak.


Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Комментарии

Оценка: 0 из 5 звезд.
Еще нет оценок

Добавить рейтинг
bottom of page