top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI FLLAKË; DURRËS | ENKELIANO ALIKAJ U ARRESTUA; I MORI ME DHUNË AUTOMJETIN NJË QYTETARI (SHKAQET NËN HETIM PENAL PARAPRAK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 21
  • 1 min read
ree

Fshati Fllakë, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Enkeliano Alikaj, me moshë 31 vjeç.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një person i kishte marrë me dhunë automjetin një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale "vjedhja me dhunë".


Denoncimi ishte bërë nga vetë i dëmtuari 24-vjeçar, teksa mbeten të paqarta rrethanat dhe nëse mes tyre ka pasur mosmarrëveshje të mëparshme.


Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në krim, kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page