FSHATI DAMJAN; GJAKOVË | U ARRESTUA KRESHNIK THAÇI: AKUZOHET SE SHTIU ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 5
- 1 min read

Fshati Damjan, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Kreshnik Thaçi, me moshë 33 vjeç.
Arrestimi i tij lidhet me një ngjarje kriminale të ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Damjan të Gjakovës, ku një subjekt shtiu me armë të gjatë automatike (krahu) të tipit “AK-47”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments