FSHATI BUBQ I FUSHË-KRUJËS: U ARRESTUA FATBARDH MALI DHE U SHPALL NË KËRKIM POLICOR VËLLAI I TIJ | AKUZOHEN SE DESHËN TË VRISNIN XHAXHAIN ME KALLASHNIKOV.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 11
- 2 min read

Fshati Bubq, Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Fatbardh Mali.
Në kërkim policor u shpall vëllai i tij.
Ata akuzohen se kanosën xhaxhain me armë zjarri automatike (kallashnikov).
Për të ndaluar kanosjen ndërhyri edhe babai i tyre por edhe ai u kërcënua se do të vritej me armë zjarri kallashnikov.
Sherri mes dy vëllezërve dhe xhaxhait te tyre ka nisur disa dite më parë.
Z. Fatbardh Mali dhe vëllai i tij kanë marrë disa herë shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimit nga gjyshi i tyre duke pretenduar se kanë probleme me disa persona të tjerë.
Kur ka marrë vesh këtë mashtrim xhaxhai i dy vëllezërve ka kryer kallëzim ndaj nipave më komisariatin e Krujës.
Pasi janë thirrur në polici dy vëllezërit nuk janë paraqitur por kanë marrë një kallashnikov dhe i kanë shkuar në banesë xhaxhait te tyre duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse nuk do të tërhiqte kallëzimin ndaj tyre.
Pas kontrolleve policia ka gjetur edhe kallashnikovin që dyshohet se është përdorur për kanosjen.
Po hetohet nëse dy të rinjtë janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e bimëve narkotike.
Vijon puna policore për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires