top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BORIZANË; KRUJË | U ARRESTUAN KUSHURINJTË FABIAN FARRUKU DHE KLAJDI FARRUKU: U KAPËN NË VENDIN KU KISHIN MBJELLË 212 FIDANË HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 5
  • 2 min read

Fshati Borizanë, Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fabian Farruku.

2- Z. Klajdi Farruku.

 

Ata akuzohen se kultivuan 212 rrënjë hashash (u kapën në flagrancë në vendin ku kishin mbjellë fidanët e hashashit).

 

Njoftim | Krujë/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

 

Goditet një rast i kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Borizanë. Gjenden dhe asgjësohen 212 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

 

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të këtij rasti, të cilët u kapën në flagrancë në vendin ku kishin mbjellë fidanët.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit operacional të koduar “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në territore të hapura të rrethit të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Borizanë, Krujë, u gjetën të kultivuar 212 fidanë të dyshuar  narkotike cannabis sativa.

 

Gjithashtu, u kapën në flagrancë shtetasit F. F., 25 vjeç dhe K. F., 21 vjeç(kushërinj), banues në Borizanë, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë.

 

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Krujë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page