top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BLERIMAS; DELVINË | U ARRESTUA EQEREM SORRA; VINTE VËRDALLË ME KALLASHNIKOV NË MAKINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 24
  • 2 min read
ree

Fshati “Blerimas”, Delvinë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Eqerem Sorra, banues në Vlorë, me moshë 44 vjeç.

ree

Njoftim | DVP Vlorë/Kontrolle intensive në zbatim të planit të masave për sigurinë gjatë sezonit veror, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Ngarkesa”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.


Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.


Në vijim të kontrolleve intensive të ndërmarra nga strukturat e komisariateve të Policisë Sarandë dhe Delvinë me mbështetjen dhe të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus të veçantë qytetet e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim dhe kontrollin e shtetasve me precedent penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Ngarkesa”.


Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:


E. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Blerimas”, Delvinë, ndërkohë që qarkullonte me një automjet tip “Toyota”. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page