top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FSHATI BARDHORË: U ARRESTUA IDRIZ BOCI DHE U ASGJESUAN 530 BIMË HASHASHI.

Fshati Bardhorë, Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan z. Idriz Boci, me moshë 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist uji.

 

Ai akuzohet se nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

 

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit asgjesuan edhe 530 bimë hashashi që ishin kultivuar në fshatin Bardhorë.

 

Z. Boci, konsiderohet i dyshuar i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre.

 

Njoftim | Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore.

 

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

 

Nga kontrolli në terren u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm.

 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist uji, pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

 

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page