Frosinone, Itali | Z. Endri Sejdi u përfshi në një aksident automobilistik.
Për pasojë vdiq.
Aksidenti automobilistik ngjau në Frosinone, rreth orës 3 të mëngjesit, kur ai po udhëtonte me një automjet tip “Ford Focus” së bashku me tre të njohur të tij me origjinë shqiptare.
Për shkaqe që janë ende nën hetim penal automjeti doli jashtë rrugës dhe u përmbys.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe karabinierët, por, fatkeqësisht, nuk mund të bëhej asgjë për të, sepse, ishte plagosur shumë rëndë.
Tre pasagjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, por, jashtë rrezikut për të humbur jetën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments