top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

FRANKFURT: U ARRESTUAN 1 RUS + 1 ARMEN + 1 UKRAINAS | DYSHOHEN SI SPIUNË TË NJË SHËRBIMI TË FSHEHTË JOMIQËSOR: MBANIN NË VËZHGIM 1 UKRAINAS.

Frankurt, Gjermani | Tre spiunë të dyshuar u arrestuan në Frankfurt am Main.

 

Zyra e prokurorit federal gjerman njoftoi sot se të dyshuarit dyshohet se kanë punuar për një shërbim sekret të huaj.

 

Sipas prokurorisë, arrestimet u kryen të mërkurën.

 

Tre të dyshuarit, një ukrainas, një armen dhe një rus, kishin udhëtuar në Gjermani në emër të një shërbimi sekret të huaj për të mbledhur informacione për një shtetas ukrainas që po qëndronte në vend.

 

Për këtë qëllim, tre personat në fjalë të mërkurën dyshohet se kanë identifikuar një kafene në Frankfurt am Main, ku duhej të qëndronte ukrainasi që kishin në vëzhgim.

 

Ditën e djeshme tre të dyshuarit janë sjellë para gjyqtarit hetues të Gjykatës Federale të Drejtësisë, i cili ka lëshuar dhe ekzekutuar urdhër-arrestet.

 

Zyra e Prokurorit Federal nuk zbuloi se për cilin shërbim sekret dyshohet se punonin të arrestuarit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page