FRANKAVILLA FONTANA; BRINDISI | NJË NGA DORASIT QË MORI PJESË NË VRASJEN E KARABINIERIT KARLO LEGROTALIE (CARLO LEGROTTAGLIE) VDIQ; TJETRI U SHOQËRUA NË KAZERMËN E MARTINA FRANKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 12
- 1 min read

Brindizi, Itali | Strukturat vendore të hetimit penal konstatuan se:
1- Z. Karlo Legrotalie (Carlo Legrottaglie), karabinier, u vra në agim nga të shtëna me armë zjarri gjatë një aktiviteti kontrolli në zonën industriale të Frankavila (Francavilla) Fontana, në provincën e Brindisit, në distriktin Rosea.
Viktima, një brigadier, duhej të dilte në pension në muajin korrik.
Ai jetonte në Ostuni dhe kishte dy vajza.
Dorasit që e qëlluan, në fund të një ndjekjeje që përfundoi në fshat midis Frankavila Fontanës (Francavilla Fontana) dhe Grotalies (Grottaglie), hapën zjarr ndërsa po dilnin nga makina e tyre, një Lancia Y me ngjyrë të errët, dhe më pas ikën në këmbë, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Prokurori në detyrë, Rafaele Kasto (Raffaele Casto), është në vendngjarje.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Një nga dy dorasit e kapur që shtinë me armë zjarri vdiq në Grotalie (Grottaglie), në Taranto.
Dorasi tjetër i arrestuar u dërgua në kazermat e Karabinierëve në Martina Franka (Franca).
Nuk është e qartë nëse dorasi u plagos rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në kohën e ndjekjes së tij, apo nëse ai ishte plagosur tashmë në shkëmbimin e zjarrit me karabinierin Legrotalie (Legrottaglie).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments