top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANKAVILLA FONTANA; BRINDISI | KARABINIERI KARLO LEGROTALIE (CARLO LEGROTTAGLIE) BANUES NË OSTUNI U VRA ME ARMË ZJARRI SOT NË AGIM: HETIMET PO DREJTOHEN NGA PROKURORI RAFAELE KASTO (RAFFAELE CASTO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12
  • 1 min read

Brindizi, Itali | Strukturat vendore të hetimit penal konstatuan se:

1- Z. Karlo Legrotalie (Carlo Legrottaglie), karabinier, u vra në agim nga të shtëna me armë zjarri gjatë një aktiviteti kontrolli në zonën industriale të Frankavila (Francavilla) Fontana, në provincën e Brindisit, në distriktin Rosea.


Viktima, një brigadier, duhej të dilte në pension në muajin korrik.


Ai jetonte në Ostuni dhe kishte dy vajza.


Dorasit që e qëlluan, në fund të një ndjekjeje që përfundoi në fshat midis Frankavila Fontanës (Francavilla Fontana) dhe Grotalies (Grottaglie), hapën zjarr ndërsa po dilnin nga makina e tyre, një Lancia Y me ngjyrë të errët, dhe më pas ikën në këmbë, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.


Prokurori në detyrë, Rafaele Kasto (Raffaele Casto), është në vendngjarje.

Z. Karlo Legrotalie (Carlo Legrottaglie).
Z. Karlo Legrotalie (Carlo Legrottaglie).
Z. Karlo Legrotalie (Carlo Legrottaglie).
Z. Karlo Legrotalie (Carlo Legrottaglie).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page