
Paris, Francë | “Avionët luftarakë francezë kanë bombarduar pozicionet e Shtetit Islamik në Siri”, tha sot ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu.
“Forcat tona të armatosura mbeten të përkushtuara në luftën kundër terrorizmit në Levant”, shkroi ministri Lecornu në rrjetin social virtual Iks (X).
“Të dielën, mjetet ajrore franceze kryen sulme të synuara kundër Daesh-it në tokën siriane”, shtoi ai, duke përdorur emrin arab për ISIS.
Ministria e Mbrojtjes i tha agjencisë së lajmeve AFP se avionët luftarakë francezë Rafale dhe dronët Reaper të prodhuara nga SHBA-ës hodhën gjithsej shtatë bomba në dy objektiva ushtarakë që i përkisnin DAESH-it në Sirinë qendrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments