top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA ARRESTOI ANARKISTIN E MAJTË REXHINO ABAZAJ (“XHINO”) | AI AKUZOHET SE ISHTE ME ILARIA SALISIN NË BUDAPEST I PËRFSHIRË NË SULME KRIMINALE KUNDËR DEMONSTRUESVE TË EKSTREMIT TË DJATHTË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Arrestimi në Paris i antagonistit milanez Rexhino Abazaj, i njohur si “Xhino”, shënon një kthesë të re në çështjen ligjore të eurodeputetes së Avs, Ilaria Salis.

 

Z. Abazaj, në fakt, është ndër aktivistët e akuzuar në muajin shkurt të vitit 2023 për pjesëmarrje në të njëjtin sulm të hamendësuar kundër demonstruesve të ekstremit të djathtë në Budapest, gjë që e çoi znj. Salisi në një periudhë të gjatë burgimi.

 

Ekstradimi i mundshëm i aktivistit në Hungari mund të përbëjë gjithashtu një precedent të rëndësishëm për fatin e eurodeputetes, e cila përmes rrjeteve sociale tha se ishte e shqetësuar nga arrestimi në Francë i mikut dhe shokut të saj Xhino.

 

Avokatët Mauro Straini dhe Euxhenio Losko (Eugenio Losco), të cilët, mbrojnë të dy, si znj. Ilaria Salis ashtu edhe z. Gabriele Markezi (Marchesi) - një tjetër i pandehur për të njëjtat ngjarje në Budapest - tashmë janë kontaktuar për të bashkëpunuar me avokatin francez që mbron z. Abazajn.

 

Aktivisti pritet të mërkurën në seancën dëgjimore për të vërtetuar arrestimin, në të cilën, tashmë mund të merret një vendim për kërkesën për ekstradim të paraqitur nga autoritetet hungareze.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page