Uashington, Amerikë | Një nga fotot më të famshme të Merillin Monrosë (Marilyn Monroe), sigurisht më ikonikja, mbushi 70 vjeç, më 15 shtator 2024.
Ylli, e veshur me të bardha, me fundin e saj të ngritur nga një vorbull ajëri, u portretizua në imazhin e famshëm në vitin 1954 nga fotografi Sem Sho (Sam Shaw), ndërsa ishte e zënë duke punuar në filmin “The Seven Year Itch”.
Pamja e aktores është publikuar miliona herë, jo vetëm në libra dhe gazeta, por edhe në bluza, kriklla dhe kalendarë.
“Unë nuk jam ende në varrin tim dhe jam i zemëruar me djalin tim - deklaroi autori vite më parë në mes të një mosmarrëveshjeje për të drejtat e autorit - ai duhet të më kthejë çdo dollar të fundit për atë që më mashtroi”, tha fotografi, duke paditur djalin e tij për 100 milionë dollarë.
Fotografi Sho (Shaw) ishte mik me artisten Merillin Monro (Marilyn Monroe).
Fotoja u bë me dakordësinë e të dyve.
Shpërthimi i ajrit, i ardhur nga grila e një metroje, u shkaktua nga një ventilator i fuqishëm i vendosur poshtë grilës.
“Do të doja të jem në gjendje të them se e kam kapur pamjen në fluturim - tha fotografi - por kjo nuk do të ishte e vërteta. Fotoja është përgatitur me kujdes”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments