top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FOTOJA MË IKONIKE E MERILIN MONROSË MBUSHI 70 VJEÇ | FOTOGRAFI SEM SHO (SAM SHAW) DËRGOI NË PËRJETËSI PAMJEN E AKTORES SË VESHUR NË TË BARDHA ME FUNDIN E SAJ TË NGRITUR NGA NJË FLLAD ARTIFICIAL.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Një nga fotot më të famshme të Merillin Monrosë (Marilyn Monroe), sigurisht më ikonikja, mbushi 70 vjeç, më 15 shtator 2024.

 

Ylli, e veshur me të bardha, me fundin e saj të ngritur nga një vorbull ajëri, u portretizua në imazhin e famshëm në vitin 1954 nga fotografi Sem Sho (Sam Shaw), ndërsa ishte e zënë duke punuar në filmin “The Seven Year Itch”.

 

Pamja e aktores është publikuar miliona herë, jo vetëm në libra dhe gazeta, por edhe në bluza, kriklla dhe kalendarë.

 

Unë nuk jam ende në varrin tim dhe jam i zemëruar me djalin tim - deklaroi autori vite më parë në mes të një mosmarrëveshjeje për të drejtat e autorit - ai duhet të më kthejë çdo dollar të fundit për atë që më mashtroi”, tha fotografi, duke paditur djalin e tij për 100 milionë dollarë.

 

Fotografi Sho (Shaw) ishte mik me artisten Merillin Monro (Marilyn Monroe).

 

Fotoja u bë me dakordësinë e të dyve.

 

Shpërthimi i ajrit, i ardhur nga grila e një metroje, u shkaktua nga një ventilator i fuqishëm i vendosur poshtë grilës.

 

Do të doja të jem në gjendje të them se e kam kapur pamjen në fluturim - tha fotografi - por kjo nuk do të ishte e vërteta. Fotoja është përgatitur me kujdes”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page