top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FORUMI I ISHUJVE TË PAQËSORIT: KINA IMPONOI MODIFIKIMIN E DEKLARATËS | NË FUND TË SAMITIT PARAGRAFI NË LIDHJE ME TAJVANIN U SHFUQIZUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 31, 2024
  • 2 min read

Sidndei, Australi | Forumi i Ishujve të Paqësorit, një samit i 18 udhëheqësve nga rajoni, duke përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re, i mbajtur këtë javë në Tonga, përfundoi me Kinën që imponoi ndryshime në dokumentin përfundimtar.

 

I dërguari rajonal i Kinës, një partner dialogu (por jo anëtar i Forumit), imponoi një modifikim të rëndësishëm në tekstin e komunikatës përfundimtare, në përmendjen në lidhje me Tajvanin.

 

Siç raportohet nga enti mediatik Rojtari Austrialian (Guardian Australia), deklarata më pas u ribotua pa paragrafin e kundërshtueshëm.

 

Për më shumë se 30 vjet, Tajvani ka mbajtur statusin e partnerit të zhvillimit në Forum, një pozicion që irriton Pekinin, i cili nuk është anëtar i grupit rajonal, por, si SHBA dhe disa vende të tjera, merr pjesë në forum si partner dialogu.

 

Ishujt Solomon, të cilët kanë promovuar lidhje më të ngushta me Pekinin që nga kalimi i njohjes diplomatike nga Taipei në Pekin në vitin 2019, kishin ngritur shqetësime për statusin e Tajvanit në prag të samitit.

 

I dërguari special i Kinës për Paqësorin, Çian (Qian) Bo, kishte bërë thirrje për ndryshime në deklaratë, duke përsëritur qëndrimin e Pekinit se Kina duhet të konsiderohet se përfaqëson në emër të të gjithë Kinës, duke përfshirë Tajvanin dhe Kinën kontinentale.

 

Deklarata u ripublikua më pas këtë mëngjes në faqen e internetit të Forumit pa paragrafin mbi Tajvanin.

 

Australia kishte shënuar më parë një fitore diplomatike, duke fituar mbështetje për një forcë shumëkombëshe prej 200 oficerësh të dislokuar në pikat e nxehta, me krijimin e katër qendrave të reagimit të shpejtë në vendet në rajon, të financuara nga Australia në shumën prej 400 milionë dollarësh (244 milionë eurosh) për të forcuar mbështetjen e sigurisë në rajon.

 

Këtë vit, në samit morën pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe zv/sekretari amerikan i Shtetit Kërt Kampbell (Kurt Campbell).

 

Kërcënimi i paraqitur nga ndryshimi i klimës dhe rritja e oqeaneve ishin ndër temat qendrore të samitit, të cilin sekretari Guterres e trajtoi personalisht duke nisur një SOS globale për klimën.

 

Unë jam këtu për të nisur një SOS globale - Save Our Seas - në rritjen e nivelit të detit. Një katastrofë globale që po rrezikon këtë parajsë të Paqësorit”, tha ai.

 

I themeluar në vitin 1971, Forumi përfshin Australinë, Ishujt Kuk, Shtetet Federative të Mikronezisë, Fixhin, Polinezinë Franceze, Kiribati-n, Nauru-në, Kaledoninë e Re, Zelandën e Re, Niue-n, Palau-n, Papua Guinenë e Re, Republikën e Ishujve Marshall, Samoa-n, Ishujt Solomon, Tonga-n, Tuvalu-n dhe Vanuatu-n.

 

Rëndësia e Forumit është rritur vitet e fundit në mes të konkurrencës gjeopolitike midis SHBA-së dhe Kinës për të siguruar ndikim në rajon.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page