Jeruzalem, Izrael | Forumi i Familjeve të Pengjeve Izraelite publikoi një video, të cilën autoritetet e kishin ndaluar të përhapej, duke pretenduar se gratë e rrëmbyera janë përdhunuar dhe disa kanë mbetur shtatzënë gjatë robërisë së tyre.
Kështu ka raportuar enti mediatik izraelit Channel 12, i cili botoi vetëm një pjesë të filmit në të cilin shohim një tunel të errët, dëgjojmë klithmat e një të porsalinduri, foton e një gruaje shtatzënë me mbishkrimin: “Kanë kaluar më shumë se 9 muaj”.
Forumi deklaroi: “Të dijë çdo qytetar se nëse rrëmbehet, kryeministri do të bëjë gjithçka për të mbajtur detyrën e tij, edhe nëse kjo do të thotë ta lërë të vdesë në tunelet e Hamasit”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments