Librazhd, Shqipëri | Banorët e fshatit Togëz në Librazhd tashmë kanë mundësi të lëvizin më lehtësisht falë urës së re tip “bailey”.
Pas një periudhe kohore pune prej një muaji Forcat Xheniere të Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes së R. Sh., përfunduan montimin e urës me gjatësi 75 metra dhe peshë mbajtjeje deri në 40 ton.
Ndërtimi i disa urave të tjera është në planin e Ministrisë së Mbrojtjes, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, duke lehtësuar aksesin e banorëve të zonave rurale drejt qendrave të bashkive, por edhe me ndikim në zhvillimin e ekonomive rajonale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários